Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP), bazuar në Rregulloren për Prokurim Publik në fuqi, konkretisht nenin 86.2, publikon listën e zyrtarëve që kanë ndjekur Programin e Trajnimit Themelor Profesional për Prokurim gjatë vitit 2025. IKAP ka përpiluar listën e vijueshmërisë për të gjithë pjesëmarrësit e rregullt të trajnimit, të cilët do t’i nënshtrohen testimit për t’u pajisur me Certifikatën Themelore Profesionale për Prokurim / 2025.
Testimi do të mbahet më 30 korrik 2025 (e mërkurë) në ambientet e IKAP-it (Instituti i Kosovës për Administratë Publike / Ministria e Punëve të Brendshme), Rr. “Pavarësia”, Hajvali – Prishtinë, sipas detajeve në vijim:
- Ora e testimit: 10:00 – 11:00
- Regjistrimi i pjesëmarrësve: 09:30 – 10:00
- Shih listën e pjesëmarrësve në test: Grupi 1, Grupi 2 dhe Grupi 3
Të gjithë pjesëmarrësit janë të obliguar të sjellin një dokument identifikues valid (letërnjoftim apo pasaportë). Pa dokument identifikues nuk do të mund të marrin pjesë në testim.
Për mbarëvajtjen e procesit të testimit, ndalohet:
- Ndërrimi i grupeve
- Përdorimi i telefonave mobilë dhe orëve digjitale
- Çdo formë komunikimi gjatë testit
Sipas nenit 87.2 të Rregullores për Prokurim Publik, testet për programin bazik dhe atë të avancuar vlerësohen me gjithsej 100 pikë, ndërsa pragu minimal për kalimin e testit për Certifikatën Themelore Profesionale është mbi 61 pikë nga 100 të mundshme.
Për çdo pyetje apo paqartësi, ju lutem kontaktoni në: trajnimet.krpp@rks-gov.net