Komisioni Regullativ i Prokurimit Publik në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike në mbështetje të Rregullores për Prokurim Publik, sipas nenit 86.1 të kësaj rregulloreje, citojmë : “ 86.1 KRPP-ja në bashkëpunim me IKAP bën organizimin e testimit për vijuesit e trajnimit, të cilët kanë ndjekur trajnimin së paku 12 ditë nga 15 gjithsej të përcaktuara për programin bazik”, publikon listën e zyrtarëve që do t’i nënshtrohen testimit në Programin Themelor Profesional për Prokurim gjatë vitit 2024 dhe agjendën e mbajtjes së testit.
Testimi do të organizohet me datën 20.05.2024 (E hënë), në sallat e IKAP (Instituti i Kosovës për Adminsitratë Publike / Ministria e Punëve të Brendshme), Rr. “Pavarësia”, Hajvali në Prishtinë.
Testimi do të organizohet në dy termine, sipas agjendës:
Grupi i parë dhe i dytë sipas listes: 09:30 – 10:00 (nënshkrimi i pjesëmarrësve)
Testimi për grupin e parë dhe të dytë: 10:00 – 11:00
Grupi i tretë dhe i katërt sipas listës: 11:00 – 11:30 (nënshkrimi i pjesëmarrsëve)
Testimi për grupin e tretë dhe të katërt: 11:30 – 12:30
Të gjithë pjesëmarrësit që do t’i nënshtrohen testit duhet të kenë me vete dokumentin identifikues: letërnjoftim apo pasaportë, në të kundërtën nuk mund të jenë pjesëmarrës në testim. Poashtu, për shkak të mbarëvajtjes sa më të mirë të procesit së testimit, nuk lejohet ndrrimi i grupeve, përdorimi i celularit/orës digjitale dhe komunikimet.
Sipas Rregullores për Prokurim Publik, neni 87.2 të kësaj rregulloreje, citojmë: “87.2 Testet për programin bazik dhe të avancuar duhet të përmbajnë nga 100 pikë. Numri minimal i pikëve për kalimin e provimit për çertifkatë themelore profesionale është mbi 65 nga 100 pikë të mundshme.
Për çdo paqartësi mos hezitoni të na kontaktoni në: trajnimet.krpp@rks-gov.net
Suksese,
KRPP/IKAP