Komisioni Regullativ i Prokurimit Publik në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike duke u mbështetur ne Rregulloren për Prokurim Publik qe është ne fuqi , gjegjësisht ne nenin 86.2 publikon listën e zyrtarëve për pjesëmarrësit që kanë ndjekur programin e trajnimit te Avancuar profesional për prokurim gjatë vitit 2024 .IKAP ka përpiluar listën e vijueshmërisë për te gjithë pjesëmarrësit e rregullt te trajnimit të cilët do të i nënshtrohen testimit për të u pajisur me certifikatën te Avancuar profesionale për Prokurim / 2025.
Lista e zyrtarëve për testim sipas grupeve (shih bashkëlidhur).
Testimi do të organizohet me datën 13.11.2024 (E mërkure), në sallat e IKAP (Instituti i Kosovës për Administratë Publike / Ministria e Punëve të Brendshme), Rr. “Pavarësia”, Hajvali në Prishtinë.
Testimi do të organizohet
Grupi 1: Nga ora 09:00 – 09:30; regjistrimi i pjesëmarrësve;
Nga ora 09:30 – 10:30 Testi për grupin 1
Grupi 2 : Nga ora 10:30 – 11:00 regjistrimi i pjesëmarrësve;
Nga ora 11:00 – 12:00 Testi për grupin 2
Të gjithë pjesëmarrësit që do t’i nënshtrohen testit duhet të kenë me vete dokumentin identifikues: letërnjoftim apo pasaportë, në të kundërtën nuk mund të jenë pjesëmarrës në testim. Po ashtu, për shkak të mbarëvajtjes sa më të mirë të procesit së testimit, nuk lejohet ndërrimi i grupeve, përdorimi i celularit/orës digjitale dhe komunikimet.
Sipas Rregullores për Prokurim Publik, neni 87.2 citojmë:” Testet për programin bazik dhe të avancuar duhet të përmbajnë nga 100 pikë. Numri minimal i pikëve për kalimin e provimit për certifikatë të avancuar profesionale është nga 75 pike deri 100 pikë të mundshme”.
Për çdo paqartësi mos hezitoni të na kontaktoni në: trajnimet.krpp@rks-gov.net
Suksese, KRPP/IKAP