Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike duke u mbështetur në Rregulloren për Prokurim Publik në fuqi, (Rregullorja Nr.002/2024 plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores Nr. 001/2022 për Prokurim Publik), gjegjësisht nenin 86.2 publikon listën e zyrtarëve për pjesëmarrësit që kanë ndjekur programin e trajnimit të Avancuar Profesional për Prokurim gjatë vitit 2025. IKAP ka përpiluar listën e vijueshmërisë për të gjithë pjesëmarrësit e rregullt të trajnimit të cilët do të i nënshtrohen testimit për të u pajisur me certifikatën e Avancuar Profesionale për Prokurim.
Testimi do të organizohet me datën 10.11.2025 në sallat e IKAP (Instituti i Kosovës për Administratë Publike / Ministria e Punëve të Brendshme), Rr.“Pavarësia”, Hajvali në Prishtinë.
Testimi do të organizohet
Grupi 1: Nga ora 13:30 – 14:00; regjistrimi i pjesëmarrësve;
Nga ora 14:00 – 15:00 testi për grupin 1
Grupi 2: Nga ora 13:30 – 14:00; regjistrimi i pjesëmarrësve;
Nga ora 14:00 – 15:00 testi për grupin 2
Të gjithë pjesëmarrësit që do t’i nënshtrohen testit duhet të kenë me vete dokumentin identifikues: letërnjoftim apo pasaportë, në të kundërtën nuk mund të jenë pjesëmarrës në testim. Po ashtu, për shkak të mbarëvajtjes sa më të mirë të procesit së testimit, nuk lejohet ndërrimi i grupeve, përdorimi i celularit/orës digjitale dhe komunikimet.
Sipas Rregullores për Prokurim Publik, neni 87.2 citojmë: “Testet për programin bazik dhe të avancuar duhet të përmbajnë nga 100 pikë. Numri minimal i pikëve për kalimin e provimit për certifikatë të avancuar profesionale është nga 71 pike deri 100 pikë të mundshme”. Për çdo paqartësi mos hezitoni të na kontaktoni në: trajnimet.krpp@rks-gov.ne.
Ne linkun e mëposhtëm mund ta gjeni listën e pjesëmarrësve qe do të hyjnë në test.