Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP), bazuar në nenin 88.5 të Rregullores për Prokurim Publik në fuqi, organizon ri-testimin për Programin Themelor Profesional në Prokurim Publik 2025.
Ri-testimi do të mbahet më 03 shtator 2025 (e mërkurë), në ambientet e IKAP-it, Rr. “Pavarësia”, Hajvali – Prishtinë, sipas detajeve së në vijim:
- Ora e testimit: 10:00 – 11:00;
• Regjistrimi i pjesëmarrësve: 09:30 – 10:00;
Lista e zyrtarëve me të drejtë pjesëmarrjeje në ri-testim për Programin Themelor Profesional në Prokurim Publik 2025: (shkarko këtu)
Pjesëmarrësit duhet të sjellin një dokument identifikues valid (letërnjoftim ose pasaportë). Pa dokument identifikues, nuk lejohet pjesëmarrja në ri-testim.
Për mbarëvajtjen e procesit, ndalohet:
Përdorimi i telefonave mobilë dhe pajisjeve digjitale;
Çdo formë komunikimi gjatë testimit.
Sipas nenit 87.2 të Rregullores për Prokurim Publik, testet për Programin Themelor dhe atë të Avancuar vlerësohen me gjithsej 100 pikë. Pragu minimal për kalimin e testit dhe pajisjen me Certifikatën Themelore Profesionale është mbi 61 pikë nga 100 të mundshme.
Për çdo pyetje apo paqartësi, ju lutem kontaktoni në: trajnime.krpp@rks-gov.net