Në mbështetje të Ligjit për Prokurim Publik të Republikës së Kosovës nr.04/L-042 i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092 konkretisht në mbështetje të nenit 25.4 të këtij ligji, komisioni për vlerësimin e testeve i themeluar nga KRPP/IKAP, publikon rezultatin e pikëve të arritura për të gjithë zyrtarët pjesëmarrës në testin e mbajtur me datë 13/11/2024.
Rezultatet e testit mund ti gjeni ketu:
https://e-prokurimi.rks-gov.net/HOME/ClanakItemNew.aspx?id=668
Të gjithë kandidatët mund të gjejnë rezultatin/pikët e arritura në test në bazë të kodit katërshifror (katër numrat e fundit të ID-së).
Çdo kandidat i pakënaqur me rezultatin dhe pikët e vlerësuara ka të drejtë të ketë qasje në testin e tij/saj, si dhe të paraqesë ankesë në KRPP, nga data 14/11/2024 (ora 09:00-15:00) deri më 22/11/2024.
Ankesat mund të dorëzohen në mënyrë elektronike përmes adresës zyrtare të trajnimeve: trajnimet.krpp@rks-gov.net, ose në formë fizike duke i dorëzuar në arkivin e KRPP-së deri më 22/11/2024.
Për çdo informacion shtesë (paqartësi ose komente), jeni të mirëseardhur!