Njoftim për ndarjen e çertifikatave të avancuara profesionale për prokurim
KRPP në bashkëpunim me IKAP do të bëjnë ndarjen e certifikatave të avancuara profesionale për prokurim për të gjithë pjesëmarrësit të cilët e kanë kaluar me sukses testin e mbajtur me datë 21.11.2023.
Ftohen të gjithë kandidatët që e kanë kaluar me sukses testin e mbajtur për Çertifikatë të Avancuar Profesionale për Prokurim, që të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së çertifikatave të avancuara profesionale për prokurim, me datë 28 dhjetor 2023, E Enjte, duke filluar nga ora 10:30 në IKAP, adresa Rr. Pavarësia, Hajvali, Prishtinë.