Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), dhe Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP), njofton fillimin e Programit Themelor Profesional për Prokurim Publik për vitin 2025, i cili do të nisë më 05 maj 2025.
Trajnimi do të mbahet në IKAP, objekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Rr. “Pavarësia”, Hajvali, sipas planit kalendarik të ndarë sipas grupeve.
Orari i trajnimit: 09:00 – 15:00
Pauza e drekës: 12:00 – 13:00
Kohëzgjatja: 15 ditë trajnimi për secilin pjesëmarrës
Të gjithë pjesëmarrësit që gjenden në listën zyrtare janë të obliguar të ndjekin trajnimin në tërësi. Në përfundim, sipas nenit 86.1 të Rregullores Nr. 002/2024 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr. 001/2022 për Prokurimin Publik, pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen testit përfundimtar, pas së cilës do të pajisen me Certifikatën Themelore Profesionale për Prokurim Publik 2025.
Materialet dhe dokumentacioni përcjellës janë të publikuara si më poshtë: https://e-prokurimi.rks-gov.net/Home/ClanakItemNew.aspx?id=351 )
Për çdo paqartësi ose koment, ju inkurajojmë të na kontaktoni.
Me respekt,
KRPP & IKAP