Njoftim për Fillimin e Trajnimit : Programi Themelor Profesional për Prokurim / 2024
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP), njofton zyrtarët se Trajnimi për Programin Themelor Profesional për Prokurim do të fillojë me datën 11.03.2024, sipas listës së grupeve dhe planit kalendarik.
Në përputhje me nenin 25 të LPP-së, të gjithë pjesëmarrësit e trajnimit që gjenden në listë janë të obliguar që të përcjellin trajnimin i cili do të zgjasë 15 ditë, në sallat e IKAP, Instituti i Kosovës për Administratë Publike, Ministria e Punëve të Brendshme – Rr. “Pavarësia”, Hajvali. Dita e trajnimit fillon nga ora 9:00 – 15:00, me një orë pauzë prej 12:00 – 13:00.
Në përfundim të trajnimit, të gjithë ata të cilët e kanë përcjell trajnimin sipas nenit 86.1 të Rregullores për Prokurim Publik nr.001/2022, do t’i nënshtrohen testit, me qëllim që të pajisen me Certifikatë Themelore Profesionale për Prokurimit Publik.
Për Programin Themelor Profesional për Prokurim, KRPP dhe IKAP, kanë përpiluar si në vijim :
1. Listat e Grupeve:
2. Plani kalendarik:
Për detajet tjera, KRPP/IKAP do të ju njoftojë me kohë.