Njoftim për fillimin e trajnimit: Programi Themelor Profesional për Prokurim / 2022
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike( IKAP) do të fillojë mbajtjen e trajnimit për Programin Themelor profesional për prokurim me datën 15.12.2022 në sallat e IKAP (Instituti i Kosovës për Administratë Publike, Ministria e Punëve të Brendshme – Rr. “Pavarësia”, Hajvali
KRPP ka përpiluar listën e pjesëmarrësve në trajnim. Çdo aplikues që është i pa kënaqur me këtë vlerësim ka të drejtë brenda 3 ditëve të punës (E Hanë, Martë dhe e Mërkurë deri ne ora 14 ) të paraqes ankesë me shkrim në KRPP.
Trajnimi do të filloj të mbahet nga data 15.12.2022 në sallat e IKAP sipas planit kalendarik të përpiluar për grupe.
Dita e trajnimit fillon nga ora 9:00 – 15:00, të gjithë pjesëmarrësit e trajnimit që gjenden në listë janë të obliguar që të përcjellin trajnimin i cili do të zgjasë 15 ditë.
Në përfundim të trajnimit të gjithë ata të cilët e kanë përcjell trajnimin do t’i nënshtrohen testit me qëllim që të pajisen me certifikatë Themelore profesionale të prokurimit publik.
Për Programin themelor profesional të prokurimit KRPP- ja ka përpiluar si në vijim:
- Listat e Grupeve, (shkarko dokumentin)
- Plani kalendarik i mbajtjes së trajnimit, (shkarko dokumentin)
- Materialet për Modulet e trajnimit ( https://e-prokurimi.rks-gov.net/Home/ClanakItemNew.aspx?id=425 )
- Agjenda për Modulet e trajnimit ( https://e-prokurimi.rks-gov.net/Home/ClanakItemNew.aspx?id=425 )