Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për Platformën Moodle

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për Platformën Moodle

Zonja. Lule Isufi, z.v. Drejtoreshë  e Përgjithshme e Institutit të Kosovës për Administratë Publike dhe znj. Maia Gogoladze, shefe e projektit të USAID, Integriteti i Komunave të Kosovës, dhe në prani të Përfaqësuesit të USAID, James Evans Butler, zv. Drejtor i USAID-it për Demokraci dhe Qeverisje, u nënshkrua memorandumi i  bashkëpunimit për Platformën MOODLE (LMS).

Ky memorandum i bashkëpunimit ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të IKAP-it në lidhje me zhvillimin dhe ofrimin e trajnimeve online dhe jo vetëm. Si pikë kryesore ka për qëllim instalimin dhe konfigurimin e Platformës MOODLE (LMS) për menaxhimin e trajnimeve online, platformë kjo që do të lehtësojë dhe përmirësojë përvojën e të mësuarit të nëpunësve civil në institucionet shtetërore, që në vete përbën reformë të rëndësishme në kuadër të shërbimit civil.

Moodle LMS (Sistemi për Menaxhimin e Trajnimeve) është një platformë e fuqishme globale e krijuar për të lehtësuar dhe përmirësuar përvojën e të mësuarit në institucionet dhe organizatat arsimore. Platforma ofron një mori veglash e karakteristika që u mundësojnë institucioneve të krijojnë, menaxhojnë dhe ofrojnë trajnime në një mjedis virtual. 
Moodle është e lehtë për t’u përdorur, duke e bërë atë të qasshme si për trajnuesit ashtu edhe për pjesëmarrësit në trajnim, pavarësisht nga ekspertiza e tyre teknike. Platforma mbështet një gamë të gjerë aktivitetesh edukative, duke përfshirë krijimin e përmbajtjes së trajnimit, ushtrime, detyra, kuize/teste, diskutime dhe mjete bashkëpunimi mes pjesëmarrësve. 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors