Ndahen certifikatat të avancuara profesionale për prokurim publik
Datë 28.12. 2023 U.d. Drejtoresha e Instituti për Administratë Publike znj. Lule Isufi dhe Znj. Fidane Spahiu –Gjikolli anëtare e Komisioni Rregullator për Prokurim Publik ndanë certifikatat për zyrtarët të cilët kanë kaluar testin në Prokurim Publik të avancuar profesional.
Trajnimet e Prokurimit Publik për nivelin e avancuar profesional filluan në shtator 2023 dhe përfunduan në muajin tetor 2023 të ndarë në katër grupe, trajnimin e ndoqën 102 pjesëmarrës.