Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet IKAP dhe Universitetit të Shërbimeve Publike të Hungarisë, Ludovika

Me daten 13 maj 2024 në Budapest u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit në mes Institutit të Kosovës për Administratë Publike dhe Universitetit të Shërbimit Publik Ludovika. 
Në ceremoninë e nënshkrimit, ishte i pranishëm zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga zëvendësministri i punëve të brendshme, Bardhyl Dobra dhe i ngarkuari me punë i ambasadës së Kosovës në Hungari, Naser Idrizi. Nga ana e Kosovës, marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e përgjithshme e Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Lule Isufi, ndërsa nga ana e Hungarisë u nënshkrua nga Gergely Deli, rektor i këtij universiteti shtetëror. 
Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje është të inkurajojë dhe të promovojë aktivitetet dhe projektet ndërkulturore, duke u fokusuar në shkëmbimin e dijeve dhe praktikave të mira midis dy institucioneve. Ky bashkëpunim synon të krijojë një mjedis të frytshëm për zhvillimin profesional dhe personal të studentëve, akademikëve dhe stafit administrativ.
Instituti i Kosovës për Administratë Publike dhe Universiteti i Shërbimit Publik Ludovika, dy institucione të rëndësishme arsimore janë të përkushtuara për promovimin e shkëmbimeve kulturore dhe akademike, duke kontribuar në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.

Post ImagePost Image

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors