Edhe një Marrëveshje për Ministrinë e Punëve të Brendshme përkatësisht Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) dhe Shkolla Kombëtare e Administratës Publike Lech Kaczynski (KSAP) vendosin Partneritet Strategjik.
U.d Drejtoresha e Institutit të Kosovës për Administratë Publike Zonja Lule Isufi dhe Zonja Malgorzata Bywanis-Jodlinska Drejtore e Shkolles Kombëtare për Administrate Publike Lech Kaczynski në Varshavë, Poloni, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi në fushën e administratës publike dhe qeverisje.
Memorandumi i Mirëkuptimit i nënshkruar më 26.06.2024 ne Varshavë, nënkupton një marrëveshje historike ndërmjet IKAP, me seli në Prishtinë, Kosovë, dhe KSAP, me vendndodhje në Varshavë, Poloni. Ky partneritet bazohet në angazhimin e përbashkët për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve civile përmes aktiviteteve të përbashkëta, shkëmbimit të njohurive dhe nismave për ngritjen e kapaciteteve.
Memorandumi i Mirëkuptimit ofron një kornizë gjithëpërfshirëse për organizimin e konferencave, seminareve dhe punëtorive të përbashkëta të dobishme për nëpunësit civilë nga Kosova dhe Polonia. Ai synon të promovojë shkëmbimin e praktikave më të mira dhe qasjeve inovative në administratën publike. Të dy institucionet do të bashkëpunojnë ngushtë për të zhvilluar programe dhe projekte specifike përmes konsultimeve me ekspertë. Marrëveshja përfshin dispozita për ndarjen e kostove dhe mekanizmat e miratimit të ndërsjellë për të gjitha aktivitetet bashkëpunuese
Ky partneritet do të lehtësojë shkëmbimin e njohurive, ekspertizës dhe publikimeve profesionale ndërmjet IKAP dhe KSAP. Ai gjithashtu do të mundësojë identifikimin e ekspertëve të çështjes dhe përpjekjet e përbashkëta në zhvillimin e botimeve dhe përmbledhjeve të politikave.
Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë përfaqësues kryesorë nga të dy institucionet:
Instituti i Kosovës për Administratë Publike: znj. Lule Isufi, Drejtore e IKAP, z. Bujar Thaçi, Drejtor i Departamentit për Planifikim dhe Vlerësim të Trajnimeve, znj. Saranda Stublla, Përfaqësuese e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Varshavë.
Shkolla Kombëtare e Administratës Publike Lech Kaczyński: znj. Małgorzata Bywanis-Jodlińska, Drejtoreshë, znj. Katarzyna Woś, Drejtuese e Qendrës për Zhvillimin e Administratës Publike, Znj. Anna Jaroń PhD, Këshilltare e Drejtorit, z. Marcin Sakowicz PhD, Këshilltar i Drejtorit, znj. Justyna Adamska, Analiste, Qendra për Zhvillimin e Administratës Publike,znj. Agnieszka Gumbrycht, Specialiste, Qendra e Zhvillimit të Administratës Publike.
Znj. Lule Isufi, U.d Drejtore e Përgjithshme e IKAP, shprehu optimizëm për bashkëpunimin: “Ky memorandum i mirëkuptimit paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve tona institucionale dhe rritjes së profesionalizmit të nëpunësve civilë në Kosovë. Ne presim shkëmbime produktive dhe nisma të përbashkëta me KSAP-in.
IKAP falënderon zëvendësministrin Bardhyl Dobra për iniciativën e ndërmarre për të lidhur këtë MiM dhe përkrahjen e vazhdueshme për të arritur marrëveshje ndërkombëtare me Shkolla dhe Institute ndërkombëtare në gjithë Evropën dhe më gjerë.
Gjithashtu falënderojmë Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Poloni për mbështetjen për të zhvilluar bisedime dhe kontakte paraprake me KSAP.


