Marrëveshje bashkëpunimi mes IKAP dhe Stellenbosch University
22 qershor 2022, Stellenbosch, Afrika e Jugut
Stellenbosch të Afrikës së Jugut u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP) dhe Stellenbosch University (SU). Kjo marrëveshje do mundësojë këmbimin e përvojave, stafit dhe njohurive në mes dy vendeve si dhe organizimin e trajnimeve të përbashkëta.
Universiteti i Stellenbosch është universitet i rangut botëror, ku ligjërojnë profesorë vendas, por dhe profesorë nga Europa dhe SHBA-ja si pjesë e bashkëpunimit që ky universitet ka me ato amerikane dhe evropiane. Prandaj, ky bashkëpunim do të sjellë përfitime direkte për përmirësimin e kualitetit të trajnimeve si dhe do të hapë dyert për bashkëpunim edhe me universitete dhe institucione të tjera në Afrikë të Jugut dhe përgjithësisht në kontinentin afrikan.
