Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Lule Isufi, Drejtore e Përgjithshme e IKAP priti në takim delegacionin Kanada dhe Uashington D.C

Sot datë 15.01.2024 znj. Lule Isufi, Drejtore e Përgjithshme e Institutit te Kosovës për Administrate Publike së bashku me zv. Ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme z. Bardhyl Dobra realizuan një takim të rëndësishëm me z. Allen Southerland, Ndihmës Sekretar i Kabinetit në Qeverinë Kanadeze si dhe znj. Erin Houlihan, Drejtore e Programit për Qeverisje pran NDI në Washington.

Qëllimi i këtij takimi ishte gatishmëria për të mbështetur vazhdimësinë e tranzicionit (pranim-dorëzim) të qetë dhe efektiv në Kosovë, dhe për të ndihmuar në hartimin e udhëzimeve të nevojshme për këtë tranzicion, Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) synon të vlerësojë dhe të ofrojë rekomandime për praktikat, protokollet dhe rregullat e nevojshme për të siguruar tranzicion efektiv dhe efikas të detyrës brenda institucioneve të Republikës së Kosovës.

Takimi përfundoi me  një sukses dhe harmoni të mirëfilltë ndërmjet palëve. Diskutimet, dhe shkëmbimi i pikëpamjeve pozitive ndihmuan në përcaktimin e hapave të nevojshëm për një tranzicion të përsosur. Në këtë frymë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive në të ardhmen, duke thelluar lidhjen për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe sa me efikas ne funksionimin e administratës publike përkatësisht forcimin e rolit të Institutit për Administrate Publike në ngritjen e kapaciteteve të resurseve humane për reforma sa më efikase.

Post Image

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors