Më 28 tetor, në kuadër të marrëveshjes dypalëshe me Ministrinë e Brendshme të Kosovës dhe në bashkëpunim me Institutin Kosovar të Administratës Publike, përaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Administratës dhe Shërbimit Civil (DGAFP), mbajtën një ligjeratë para rreth njëqind nëpunësve civilë të nivelit qêndror dhe lokal lidhur me çështjet e barazisë profesionale.
Situatat në lidhje me diferencat e pagave dhe zhvillimet në karrierë midis grave dhe burrave, aksesi i barabartë në profesione dhe përgjegjësi profesionale, mbështetja për peridhën e shtatzënisë dhe prindërimit ose marrja në konsideratë e ekuilibrit kohor të jetës, parandalimi dhe lufta kundër dhunës seksuale dhe me bazë gjinore ishin tema tê shtjelluara detajisht gjatë prezentimeve, por edhe thirrje për forcimin e politikave të barazisë të nisura që nga marrëveshja kornizë e barazisë profesionale e vitit 2018.
Kështu, nën drejtimin e ministrit të ri të Shërbimit Civil, thjeshtimi dhe transformimi i veprimit publik z.Guillaume Kasbarian, ambicia e Francës është të thellojë bashkërendimin e politikave të barazisë ndërmjet tre funksioneve publike (shtetërore, territoriale dhe spitalore). Raporti i barazisë profesionale që pritet pas dy javësh do të jetë sigurisht një mundësi për të nisur këtë projekt të rëndësishëm institucional në #Francë.


