Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Lansimi i platformës për trajnime digjitale nga IKAP

Më datë 21 qershor 2024, Instituti i Kosovës për Administrate Publike (IKAP) në bashkëpunim me Aktivitetin e USAID për Integritet të Komunave të Kosovës ka lansuar platformën online për zhvillimin e trajnimeve për zyrtarët e administratës publike të Kosovës. Kjo platformë ka potencialin për të ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si Instituti ofron trajnime si institucion përgjegjës për ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes trajnimeve, duke sjellë një avancim të shërbimeve tona nëpërmjet teknologjisë moderne.
IKAP falënderon përzemërsisht të gjithë të pjesëmarrësit që ishin pjesë e kësaj ngjarjeje sot, e ne veçanti:
• Zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra,
• Përfaqësuesin e USAID-it, z. Jamie Evans-Butler,dhe znj Perihane-Ymeri Ustaibo, zyra për Demokraci dhe Qeverisje, 
• Znj. Aferdita Mekuli, drejtore e Aktivitetit të USAID për Integritet të Komunave të Kosovës 
• Përfaqësuesit e institucioneve, donatorët, Sekretarë të Përgjithshëm dhe Drejtor të Agjencive, që vazhdimisht na mbështesni në iniciativat tona.
Bashkëpunimi dhe përkushtimi me partnerë kanë bërë të mundur krijimin e platformës të avancuar, e cila do të lehtësojë qasjen në trajnime të specializuara dhe do të kontribuojë në ngritjen e standardeve të performancës së administratës sonë. Platforma online për zhvillimin e trajnimeve ofron mundësi të përshtatshme për mësim online, përfshirë trajnimet e personalizuara që përshtaten me nevojat e shërbyesve civilë dhe kontribuojnë në zhvillimin e aftësive të reja të kërkuara nga sfidat e administratës moderne.
Ky hap do të ndihmojë Institutin të përmirësojë aftësitë për t’ju përgjigjur me sukses sfidave të administratës moderne. 
Në përfundim të kësaj ngjarjeje të rëndësishme për zhvillimin e administratës publike të Kosovës, ne vlerësojmë thellësisht kontributin dhe përkushtimin e përbashkët ndërmjet IKAP, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Aktivitetit të USAID për Integritet të Komunave të Kosovës. Marrëveshja për bashkëpunim, e cila u nënshkrua me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve tona, ka bërë të mundur që sot të prezantojmë këtë platformë të avancuar për zhvillimin e trajnimeve online. Kjo ditë është një dëshmi e qartë e përkushtimit tonë për të rritur kapacitetet dhe për të siguruar trajnime cilësore për shërbyesit civil.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors