Konferenca e parë ndërkombëtare KosovaPAR2023
Me organizim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Prishtinë me datë 22-24 nëntor 2023 është mbajtur konferenca e parë ndërkombëtare KosovaPAR2023 me temë: “Reformat në administratën publike për një qeverisje fleksibile dhe të qëndrueshme”.
Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga niveli lartë shtetëror, komuniteti diplomatik, akademikë, zyrtarë publikë, shoqëri civile, studentë dhe përfaqësues shtetëror nga rajoni dhe më gjerë nga institucione dhe organizata ndërkombëtare dhe vendet që kanë pasur sukses në këtë proces.
Hapja e konferencës u bë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Abin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, Ambasadori i Gjermanisë, z. Jörn Rohde dhe nga Prof. Dr. Wolfgang Drechsler nga University College London/ Harvard University/Tallinn Technology University).
Konferenca KosovaPAR2023, organizuar gjatë dy ditëve përmes 15 paneleve dhe 5 sesioneve kryesore, përgjatë dy ditëve konferenca u fokusua në eksplorimin e mëtejmë të vetë konceptit të reformimit të administratës publike, trendëve dhe qasjeve më të mira rajonale dhe globale në mënyrë që të hapet rruga për reforma më praktike dhe të aplikuara në kontekste të ndryshme. Kjo konferencë, njëkohësisht, do të promovojë edhe më tutje idenë se dialogu dhe shkëmbimi i praktikave më të mira është një mënyrë për të kontribuar në përmirësimin e administratës publike dhe qeverisjes në mbarë botën. Prandaj, diskutimi se si të transformohet qeverisja nga një qeverisje e ngurtë dhe joefektive në një qeverisje të shkathët, të përgjegjshme ndaj qytetarëve, bashkëpunuese dhe të aftë për ta bërë shtetin një aktor novator, një qeverisje sa të shkathët dhe fleksibile.
Gjatë ditës së dytë Konferencës në Panelin e 10 “Profesionalizmi dhe sektori publik: Krijimi i nismave të përbashkëta mes universiteteve dhe Administrata Publike” i udhëhequr nga Prof. dr. Mario Thomas Vassallo, Shefi, Departamenti i Fakultetit Ekonomik të Politikave Publike, Menaxhimi dhe Universiteti i Kontabilitetit i Maltës, Maltë, Prof. Dr. Arben Hajrullahu, Universiteti i Prishtinë, Republika e Kosovës, Prof. dr. Anneli Temmes, Ish Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Finlandez HAUS të Menaxhimit Publik, Prof. dr. Alexandre A. Gomide, Drejtor i Departamenti për Studime të Avancuara, Shkolla Kombëtare e Administratës Publike (Enap), Brazi, dhe U.d e drejtorit të IKAP znj. Lule Isufi.
Zonja Isufi prezantoi etapat e aftësimit të gjeneratave nga ato teorike në punë praktike të administratës publike, pas ekspertizës së prezantuar nga Prof. Mario Thomas Vassallo dhe shembujt e zhvillimit të Administratës Publike në Republikën e Kosovës.
Konkluzionet nga zonja Isufi që u ceken kishin të bëjnë në ngritjen e cilësisë se trajnimeve, trajnimet interaktive, bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës dhe më gjerë për hartimin e programeve të trajnimeve, plotësimi i kuadrit ligjor dhe përgatitja për ndryshim, transformim në Shkollë Kombëtare për Administratë Publike e cila shkollë do mundësojë trajnime cilësore dhe certifikime për zyrtarët publik.

