Kodi i Mirësjelljes dhe antikorrupsioni
Instituti i Kosovës për Administratë Publike, IKAP, së bashku me fondacionin Friedrich Ebert Stiftung në kuadër të projektit “Trajnimi për Kodin e Mirësjelljes” në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës kanë përfunduar sesionet trajnimit Kodi i Mirësjelljes dhe Antikorrupsioni.
Këto trajnime janë përshtatur posaçërisht për nevojat e inspektorëve të Inspektoratit të Punës dhe nivelit të tyre të fundit.
Qëllimi i trajnimit është që pjesëmarrësit të njoftohen me Kodin e Mirësjelljes të nëpunësve civilë, të kuptojnë standardet e sjelljes në punë, të përcaktuara me kornizën ligjore të Shërbimit Civil, si dhe të kuptojnë dhe zbatojnë njohuritë për antikorrupsioni, konfliktin e interesit dhe sinjalizimin, me qëllim të ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve të tyre profesionale.
