Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Instituti për Administratë Publike, Zyra e Kryeministrit dhe GIZ zhvilluan takimin për planifikimin

Instituti për Administratë Publike, Zyra e Kryeministrit dhe GIZ zhvilluan takimin për planifikimin e trajnimeve për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrativenstituti për Administratë 

U.D e drejtores së Përgjithshme së Institutit për Administratë Publike znj. Lule Isufi me bashkëpunëtor priti në takim z. Kushtrim Canolli, Koordinator për Procesin e Barrës Administrative nga ZKM si dhe znj. Venera Aqifi, z. Arbër Sadiku dhe znj. Laura Zeka nga The Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH (GiZ).
 
Qëllimi i këtij takimi ishte gatishmëria për të vazhduar mbështetjen në organizimin e trajnimeve në Programin e Parandalimit dhe Zvogëlimit te Barrës Administrative pasi që Instituti për Administratë Publike në bashkëpunim me Zyrën e Planifikimit Strategjik të Zyrës së Kryeministrit, mbështetet nga Komponenti për Zvogëlimin e Barrës Administrative, bashkë financuar nga BE-ja dhe Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe i zbatuar nga GIZ.
 
Trajnimet do të përqendrohen në temat si dizajnimi i shërbimeve, riingjinierimi i procedurave, hartimi i politikave publike me fokus parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative, siç theksohet në Programin për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2022-2027.
 
GIZ dhe IKAP në bashkëpunim fokusohen në fushat e mëposhtme: Ofrimi i trajnimeve për zvogëlimin e barrës administrative (ZBA) për nëpunësit civilë nga institucionet e nivelit qendror dhe lokal.
Trajnimi për zvogëlimin e barrës administrative do t’u ofrohet rreth 1000 nëpunësve civilë për periudhën 2023-2025, shkëmbimi i praktikave më të mira dhe organizimi i konferencave, seminareve, tryezave të rrumbullakëta dhe seminareve të përbashkëta.

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors