Instituti për Administratë Publike dhe Komisionit Rregullator për Prokurim Publik mbajnë takim për të diskutuar modalitetet rreth planifikimit të trajnimeve 2024
U.D e drejtores së Përgjithshme së Institutit për Administratë Publike znj. Lule Isufi priti në takim z. Osman Vishaj, Kryetar i Komisionit Rregullator për Prokurim Publik, Znj. Fidane Spahiu Gjikolli anëtare e Komisionit dhe Vlora Kuqi zyrtare e Monitorimit në KRPP.
Në këtë takim u diskutuan hapat që do të ndërmerren nga dy institucionet për planifikim të trajnimeve për nivelin bazik dhe të avancuar për vitin 2024.
Ky planifikim përfshin planin kalendarik, buxhetin, grupet e synuara dhe proceset tjera deri në fillimin e organizimit të trajnimeve dhe testimit.
IKAP dhe KRPP u dakorduan që trajnimet për nivelin bazik të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur duke pasur parasysh kërkesa nga institucionet publike.