Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Instituti për Administratë Publike dhe Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik filluan trajnimet n

Instituti për Administratë Publike dhe Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik filluan trajnimet në “Programi Themelor Profesional për Prokurim 2024

 

Instituti për Administrate Publike dhe Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik filluan trajnimet në  “Programi Themelor Profesional për Prokurim 2024

Hapjen e këtij trajnimi e bëri Znj. Lule Isufi U.d Drejtoresha e Përgjithshme e Institutit te Kosovës për Administrate Publike / IKAP si dhe Znj. Fidane Spahiu-Gjikolli, anëtare e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik / KRPP.

Duke ju uruar suksese pjesëmarrësve zonja Isufi theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së trajnimeve në fushën e Prokurimit Publik, angazhimin e pjesëmarrësve gjate gjithë procesit te mbajtjes se trajnimeve, gjithashtu dhe angazhimin e IKAP së bashku me trajnerët në përmirësimin e cilësisë së trajnimit, duke u bazuar në rëndësinë e fushës së prokurimit që ka për funksionimin sa me të mirë të institucioneve, siguroje pjesëmarrësit për ofrimin e kushteve dhe cilësisë deri në përfundim të procesit të certifikimit. 

Znj. Spahiu bëri të ditur rëndësinë e Prokurimit, përgatitjet që kanë bërë të dy institucionet KRPP dhe IKAP për të ofruar kushtet dhe mundësi sa më të mira për zyrtaret e prokurimit,  trajnimet e vazhdueshme janë edhe një parakusht për sukses në prokurim publik sepse prokurimi publik i referohet një pune që është aktive, është marrëdhënie e tregut dhe vetë dinamika e tregut kërkon që në baza ditore të aftësohemi dhe të mësojmë suksesi i juaj është edhe i yni andaj ju lus që të jeni të rregullt në trajnime dhe sipas kritereve të Ligjit për Prokurim Publik të angazhoheni që të jeni sa më profesional dhe te suksesshëm 

Trajnimi për programin themelore profesional për prokurim Publik do të zhvillohet nga 11.03.2024 deri me 29.04.2024, në objektin e Institutit të Kosovës për Administrate Publike.

 

 

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors