Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

IKAP Organizon Trajnim Rajonal

Është mbajtur Trajnimi për Trajner datë 2 & 3 Korrik 2024 për ekspertet nga Kosova dhe Mali i Zi, në trajnim kanë ligjëruar ekspertet e njohur të EIPA z. Juan Diego Ramírez-Cárdenas Díaz dhe Peter Goldschmidt, 
Trajnimi është Organizuar nga Instituti i Kosovës për Administrate Publike; Programi i Ndihmës Teknike të Luksemburgut për Kosovën “Forcimi i Kapaciteteve për Zbatimin e Ligjit të BE-së”, Organizuar për Autoritetin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të Malit të Zi, Programi i Ndihmës Teknike të Luksemburgut për Malin e Zi “Forcimi i Kapaciteteve të Gjyqësorit dhe Cilësisë së Drejtësisë” , realizuar me mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut dhe është zhvilluar në Instituti i Administratës Publike të Kosovës.
Ky program trajnimi ka përfshirë dy module, të cilat u zhvilluan në dy ditë të radhazi.
Moduli 1 u fokusua në çështjet themelore që duhet të merren në konsideratë gjatë përgatitjes dhe ofrimit të një programi trajnimi dhe/ose një sesioni trajnimi. 
Moduli 2 u fokusua në aftësitë personale që ju nevojiten për të ofruar dhe menaxhuar programe trajnimi dhe sesione tërheqëse dhe të ndikuese, si dhe si mund të përdorni rezultatet e vlerësimeve në një mënyrë pozitive për të zhvilluar dhe/ose përmirësuar më tej aktivitetet e trajnimit. 
Objektiva e përgjithshme e programit është të sigurojë IKAP dhe HRMA dhe trajnerët e tyre me disa qasje të përbashkëta për trajnimin, të cilat ne shpresojmë se do të kontribuojnë në të vendosur disa standarde të përbashkëta për projektimin dhe ofrimin e trajnimeve më të mira, si dhe për të vlerësuar më mirë cilësinë dhe ndikimin e aktiviteteve të ofruara të trajnimit. 
Trajnimi i ofruar ishte konstruktiv dhe secili nga grupet punuese kanë paraqitur idetë e tyre në dizajnin e trajnimit dhe objektivat të cilat duhet të ndjekin gjate mbajtjes së trajnimit, metodologjinë e përdorur dhe zhvillimin në përgjithësi të një trajnimi të suksesshëm,
IKAP dhe EIPA do të vazhdojnë bashkëpunimin në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta vitet ne vazhdim, pjesa tjetër do te shpaloset në muajt e ardhshëm për një projekt madhorë që EIPA do të ofroj për IKAP.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors