Sot datë 03.04.2024 në Institutin e Kosovës për Administrate Publike U.d drejtoresha Zonja Lule Isufi ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me; Zyrën për Qeverisje të Mirë, të Drejtat, e Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminim në Zyrën e Kryeministrit z. Habit Hajredini Drejtor ZQM; Fondacioni Terre des Hommes Lausanne në Kosovë, Pajtim Zeqiri Shef i Zyrës.
Memorandumi i bashkëpunimit është bërë më qëllim të rritjes dhe zhvillimit të bashkëpunimit ndërmjet Palëve për ngritjen e kapaciteteve të Zyrtarëve Publik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, migracionit dhe anti-trafikimit si dhe drejtësisë për të mitur. Përmes këtij memorandumi palët kanë shprehur vullnetin e tyre për themelimin e marrëdhënieve bashkëpunuese për realizimin e programit trajnues për çështjet si: mbrojtja nga diskriminimi, antigjipsizmi, fëmijët në konflikt më ligjin, puna e ndaluar e fëmijëve, mbrojtja dhe trajtimi i fëmijëve viktimë e abuzimit, shfrytëzimit seksual, trafikimit dhe migrimit të pasigurt të fëmijëve.
Si obligime për zhvillim të aktiviteteve nga të tre palët në marrëveshja ndër të tjera do jenë organizimi i trajnimeve për zyrtarët publikë në sferat e qeverisjes së mirë, të drejtave të njeriut, mundësive të barabarta dhe në çështjet kundër diskriminimit. Në këtë memorandum që përfshinë tema të agjendës qeveritare Terre des Hommes do mbështesë IKAP dhe ZQM të realizojnë programet e tyre duke përfshirë zyrtarë publik të nivelit qendror dhe atij lokal.


