Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP), me kërkesën e bërë nga Komuna e Drenasit ka organizuar trajnimin Hartimi i shkresave zyrtare dhe komunikimi me shkresa në Administratën Publike për zyrtarët e KK të Drenasit .
Trajnimi është zhvilluar me 25 shtator do vazhdojë dhe datë 26 , trajnimin po ndjekin 31 zyrtar të nivelit profesional .Qëllimi i trajnimit eshte të rrisë aftësitë e zyrtarëve publikë në përgatitjen dhe menaxhimin e dokumentacionit zyrtar dhe komunikimit shkresor , të mësojnë të krijojnë dokumente zyrtare që janë të qarta, të sakta dhe të strukturuara në mënyrë profesionale .Ky trajnim synon të përmirësojë cilësinë e shkresave zyrtare dhe të përforcojë standardet profesionale në administratën publike, për të siguruar që komunikimi të jetë i qartë dhe i saktë.


