Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ftesë për aplikim për mësimin e gjuhës frënge për zyrtarët e qeverisë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) lëshon këtë:

Ftesë për aplikim për mësimin e gjuhës frënge për zyrtarët e qeverisë:

Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka iniciuar zbatimin programit të Iniciativës Frankofone Nacionale (IFN) 2023-2026 për forcimin e njohurive në gjuhën frënge në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare për diplomatët, zyrtarët, kuadrot dhe ekspertët e administratës publike të Qeverisë së Kosovës, që janë të ngarkuar me dosje të çështjeve ndërkombëtare.

Instituti i Kosovës për Administrate Publike/Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Aleancën Franceze në Prishtinë, Qendrën Universitare Frankofone (CUF) dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, organizojnë programin për mësimin e gjuhës frënge nga niveli A2 deri në nivelin B2 për zyrtarët e lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ky program përkrahet nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë (OIF) përmes programit IFN 2023-2026 dhe bashkë financohet nga OIF dhe Instituti i Kosovës për Administrate Publike/Ministria e Punëve të Brendshme.

Qëllimi i mësimit të gjuhës frënge:

Qëllimi i përgjithshëm i IFN-së, i zhvilluar në planet vjetore të kurseve të mësimit, është që të mundësohet ngritja e kapaciteteve në gjuhën frënge për diplomatët, zyrtarët e lartë, kuadrot dhe ekspertët në kuadër të administratës publike në Republikën e Kosovës, që merren me çështjet ndërkombëtare në mënyrë që të përdorin gjuhën frënge të marrëdhënieve ndërkombëtare në vendimmarrjen në skenën ndërkombëtare. Prandaj, për një periudhë 4 (katër) vjeçare, programi përqendrohet në përforcimin e kapaciteteve profesionale në frëngjisht për zyrtarët e qeverisë së Kosovës dhe ekspertëve përgjegjës për çështjet ndërkombëtare. 

 

Për menyrën dhe informatat tjera rreth aplikimit shkarko thirrjen.

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors