Instituti i Kosovës për Administratë Publike në bashkëpunim me organizatën joqeveritare Terre dess Hommes në kuadër të Projektit “Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë” kanë filluar me organizimin trajnimit për trajner “Antigjipsizmi”
Në hapje të këtij trajnimi zëvendësuesja e drejtorit të përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Kosovës znj. Lule Isufi foli për qëllimin i përgjithshëm dhe rëndësinë të këtij aktivitetit. Përmes organizimeve të trajnimeve ku kandidatët të cilët do të fitojnë titullin trajner do të angazhohen te rrisin vetëdijesimin që pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian të trajtohen si të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria, ku kanë qasje dhe mundësi të barabarta sikur të gjithë qytetarët e tjerë dhe ku Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët njohin të drejtat dhe detyrat e tyre, theksoi znj. Isufi.
Objektivi i këtij Trajnimi të Trajnerëve mbi “Antigjipsizmin” është të ofrojë një përvojë mësimore intensive dhe interaktive për trajnerët në fushën e antigjipsizmit. Ky TpT synon të pajisë trajnerët me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të ofruar në mënyrë efektive dhe profesionale trajnime mbi antigjipsizmin tek audiencat e tyre përkatëse të synuara si dhe ngritja e kapaciteteve të profesionistëve – zyrtarëve publik mbi antigjipsizmin dhe format e manifestimit të antigjipsizmit ashtu që njohuritë e fituara të ju shërbejnë në punën e tyre në praktikë.
Për proceduat e mëtejme deri në përfundim të këtij aktiviteti, shpjegoi z. Besart Mulaj, zyrtar i lartë për certifikim e trajnerëve në IKAP.

