Fillojnë Trajnimet në Programin e Avancuar Professional të Prokurimit Publik – 2023
Me një minutë heshtje në nderim të rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku u hap procesi i trajnimit në Programin e Avancuar Professional të Prokurimit Publik nga Zonja. Lule Isufi Zëvendësuesja e drejtorit të përgjithshme e Institutit të Kosovës për Administratë Publike, IKAP, z. Osman Vishaj Kryetari i Komisionit Rregullator i Prokurimit Publik KRPP, dhe zyrtarë tjerë.
Zonja Isufi ju uroi sukses të gjithë pjesëmarrësve duke theksuar se këto trajnime janë të rëndësishme dhe ndër më të veçantat duke u bazuar në rëndësinë që kanë për IKAP dhe për pjesëmarrësit që do certifikohen, gjithashtu siguroj se i gjithë procesi do të shkojë në rregull.
Kryetari i KRPP z. Osman Vishaj bëri të ditur rëndësinë e Prokurimit, por trajnimet e vazhdueshme janë edhe një parakusht për sukses në prokurim publik sepse prokurimi publik i referohet një pune që është aktive, është marrëdhënie e tregut dhe vetë dinamika e tregut kërkon që në baza ditore të aftësohemi dhe të mësojmë.
Nga data 25 shtator 2023 ka filluar të zhvillohen Trajnimet në Programin e Avancuar Professional të Prokurimit Publik”- 2023, trajnim ky trajnim që organizohet nga Instituti i Kosovës për Administratë Publike IKAP në bashkëpunim më Komisionin Rregullator i Prokurimit Publik KRPP.
Programi I Avancuar Profesional Për Prokurim 2023 do të ketë 10 module me 110 pjesëmarrës të ndarë në 4 grupe.
Dy grupet e para do të fillojnë nga data 25 shtator deri më 6 tetor 2023 si dhe dy grupet tjera nga data 16 tetor deri më 26 tetor 2023.
Trajnimet zhvillohen në Institutin e Kosovës për Administratë Publike, rr. “Pavarësia”, Hajvali në Prishtinë.


