Instituti i Kosovës për Administrate Publike (IKAP) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI) realizuan trajnimin për trajnerë në dy fusha; U.d. Drejtoresha e Institutit Znj. Lule Isufi së bashku me Menaxherin e lartë të Programit të NDI z. Artan Murati, ndanë Certifikatat për trajnerët e certifikuar në dy fusha; Sistemi për Hartimin e Legjislacionit (LDS) ku kishte për qëllim përgatitjen e trajnerëve që do të aftësojnë zyrtarët publikë për përdorimin e Sistemit për Hartimin e Legjislacionit në Kosovë dhe Vlerësimin Ex-post të Akteve Juridike ku ka për qëllim certifikimin e trajnerëve në vlerësimin e efektivitetit të ligjeve dhe akteve nënligjore pas zbatimit të tyre.

