Më 14 dhe15 tetor në IKAP po zhvillohet trajnimi, Integritetin dhe Etikën në Administratën Publike
Qëllimi i trajnimit mbi “Integritetin dhe Etikën në Administratën Publike” është të rrisë ndërgjegjësimin dhe njohuritë e zyrtarëve publikë mbi rëndësinë e integritetit dhe sjelljes etike në vendin e punës. Trajnimi synon të përmirësojë kuptimin e pjesëmarrësve për parimet dhe vlerat etike që duhet të udhëheqin veprimet e tyre, si dhe të promovojë praktikat e ndershme dhe të përgjegjshme në administrimin e shërbimeve publike. Ai ndihmon në identifikimin e situatave ku mund të shfaqen dilema etike dhe ofron udhëzime për të menaxhuar ato në përputhje me standardet e larta të integritetit profesional, në trajnim po marrin pjesë 22 zyrtare të nivelit lokal.



