Rreth Nesh

INSTITUTI I KOSOVËS PËR ADMINISTRATË PUBLIKE (IKAP) - është themeluar si Agjencion Ekzekutiv në kuadër të MAP në vitin 2003.

Baza ligjore:

Urdhëresën Administrative të PSSP nr.2003/25

Ligji Nr.03/L-149 Për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës,

Ligji nr. 04/l – 221 për Institutin e Kosovës për Administratë Publike 2013 

 
IKAP është institucion kryesor i aftësimit, përgjegjës për aftësimin e përgjithshëm të Nëpunësve Civil të Kosovës (NCK)
IKAP, financohet nga buxheti i konsoliduar i Kosovës dhe plotësohet nga fondet tjera financiare
IKAP ofron shërbimet për të gjitha institucionet e Shërbimit Civilë të nivelit qendror dhe lokal.
Zbaton strategjinë trajnimit për SHCK
 
Këshillon Ministrinë për strategjinë e aftësimit të SHCK-së
 
Periodikisht shqyrton dhe vlerëson nevoja te trajnimit të  SHCK-së
 
Zhvillon dhe vlerëson programet e trajnimit në pajtim me standardet evropiane
 
Vepron si institucion kërkimor për zhvillimin e administratës publike në Kosovë në pajtim me standardet evropiane
 
Koordinon programet e donatorëve për aftësimin e  SHCK
 
IKAP ofron shërbimet për personat fizik dhe juridik. 

 

IKAP, ofron trajnime në 7 Fusha Kryesore:

Menaxhim i Përgjithshëm

Administratë dhe Legjislacion

Buxhet dhe Financa 

Burime Njerëzore

Teknologji Informative 

Çështje Komunale

Trajnime për BE