Drejtoresha

REFİKE SÜLÇEVSİ-Drejtoreshë e Përgjithshme e Institutit të Kosovës për Administratë Publike - IKAPREFİKE SÜLÇEVSİDrejtoreshë e Përgjithshme e Institutit të Kosovës për Administratë Publike - IKAP

Biografia e Refike Sülçevsit-Drejtoreshë e Përgjithshme e IKAP-it



Refike Sülçevsi u lind më 05.06.1970 në Dobërçan të Komunës së Gjilanit, ku edhe mbaroi shkollimin fillor. Shkollën e mesme e kreu në Gjilan. Studimet universitare i mbaroi në Fakultetin Filologjik  - Dega  Gjuhë dhe Letërsi Turke në Prishtinë, ndërsa ato pos-diplomike i kreu në Kolegjin e Menaxhmentit Internacional ”Globus” në Prishtinë, Dega – Menaxhimi i Sektorit Publik. 

Mënjëherë pas  përfundimit të studimeve në 1997 filloi punën si  mësimdhënëse e gjuhës turke në Shkollën fillore “Musa Zajmi” në Gjilan, ndërsa prej vitit 1999 filloi punën edhe në Gjimnazin “Zenel Hajdini” dhe në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”, ku punoi  deri në vitin 2004. Prej vitit 2004 deri në vitin 2015 punoi në Arkivin Shtetëror të Kosovës, si Arkiviste e dokumenteve të gjuhës Osmane dhe Turke, që nga viti 2009 Drejtoreshë e Departamentit për Politika Zhvillimore. Ndërsa, në vitin 2015 u emërua Drejtoreshë e Përgjithshme në Institutin e Kosovës për Administratë Publike.

Aktivitetet e saj në fushën kulturo - artistike i filloi në vitin 1998 si themeluese e Shoqatës “YARIN”, ku dha kontribut të jashtëzakonshëm në shumë fusha deri në vitin 2006. 

Gjithashtu, ishte Anëtare e kryesisë se redaksisë në këto revista:  1. Revista BAY 

2.  Revista GENÇ BAY; 3.  Revista  İNCİ; 4.  Revista  BAHAR.

U dallua nëpër konferenca të ndryshme brenda dhe jashtë vendit në sferat e ndryshme, e në veçanti në ato fusha që kishin si bazë  menaxhimin dhe hulumtimin e dokumenteve, me ç‘rast Arkivit Shtetëror të Kosovës i solli një numër shumë të madh dokumentesh të periudhave të ndryshme të Perandorisë Osmane.

    

Refike Sülçevsi është edhe bashkautore e Librit: 

T.C. BAŞBAKINLIK DEVLET  ARŞİVLERİ GENEL MÜDÜRLÜĞÜ  Osmanlı Arşivi  

Daire Başkanlığı Yayın  Nu: 87

REPUBLIKA E TURQISË - DREJTORIA E PËRGJISHME E ARKIVAVE SHTETËRORË TË QEVERISË SË REPUBLİKËS SË TURQISË -Departamenti i Arkivit Osman 

“OSMANLI ARŞİV BELGELERİNDE KOSOVA VİLAYETİ  (Kitabı)”

“VILAJETI I KOSOVËS NË DOKUMENTET ARKIVORE OSMANE (Libri)”


Po ashtu, ishte pjesëmarrëse në shumë Konferenca Ndërkombëtare, ku edhe i ka të botuara punimet me të cilat u prezantua, si në vijim: 

2005- İstanbul:   International Symposuım On Turkish Archives, 

“OSMANLI İDARESİ ALTINDA KOSOVA SAHASINDA OLUŞTURULAN ARŞİV  HAZİNESİ”;


2006 - T.C. Başbakanlık Devlet Arşivleri Genel Müdürlüğü ULUSLARARASI TÜRK ARŞİVLERİ SEMPOZYUMU 17-19 Kasım 2005- İstanbul, 

  “Osmanlı İdaresi Altında Kosova Sahasında Oluşturulan Arşiv Malzemesi”, İstanbul 2006 (botim i veçantë);

2007 -  Vilajeti i Kosovës në Dokumentet Arkivore Osmane,    2007 İstanbul;

2009- Trieste:  International Institute for Archival Science of Trieste and Maribor, State Archive of Trieste “CRITERIA ON EVALATION OF THE ARCHIVING MATERIAL IN KOSOVO”, ATLANTI,Italy,2009;


2010 Edirne: Edirne, In dhe Archival Resources of The Balkan Countrıes

“OSMANLI DÖNEMİNDE KOSOVA ‘NIN EDİRNE İLE OLAN İLİŞKİLERİ”;

2010- International Symposium 21-23 october 2010,

“EDIRNE IN THE ARCHIVAL RESOURCES OF THE BALKAN COUNTRES, Edirne 2011; 


2012- Trieste :  International Institute for Archival Science of Trieste and Maribor, State Archive of Trieste“ARCHIVAL BULDINGS IN KOSOVO”, ATLANTI, Italy,2012;


2013 Radenci :  PAM –Pokrajinski Arhiv Maribor , International Conference - Tehniçni In Vsebinski  Problemi Klasiçnega In Elektronskega Arhiviranja  “ARCHIVAL COOPERATION OF THE STATE AGENCY OF KOSOVO ARCHIVES WITH ARCHIVAL INSTITUTIONS OF THE REPUBLIC OF TURKEY”


2013- İstanbul: International Congress of “The Ottoman Geopolitics Management of Cultural Archive Heritage and Role of Land registry Archives” “KOSOVA ARŞİVLERİ, KADASTRO BELGELERİNİN TARİHİ VE KÜLTÜREL ÖNEMİ”;

2014- International Conference 21-23 November 2012 istanbul, "The Ottoman Geopolities management of Cultural Archive Heritage and Role of Land Registry Archives",  2014 İstanbul;



2014- Radenci:  PAM –Pokrajinski Arhiv Maribor - Tehniçni In Vsebinski  Problemi Klasiçnega In Elektronskega Arhiviranja “FILLING  PLAN OF TASKS IN THE KOSOVO ARCHIVES”.


Refike Sülçevsi dha një kontribut të jashtëzakonshëm edhe në botimin e shumë punimeve profesionale e shkencore, të cilat po i paraqesim si më poshtë:

- Arkivi Osman pranë Arkivit Shtetëror të Republikës së Turqisë, “Vjetar”, Nr. 31-32/2004, f.561- 566 Arkivi i Kosovës-Prishtinë;

- Defteri i financave i Vilajetit të Rumelisë i vitit 1530, “Vjetar”, Nr. 33-34/2005, f.259- 

  281, Arkivi i Kosovës-Prishtinë;

- Sanxhaku i Prishtinës 1897 (Hixhri -1296), “Vjetar”, Nr. 35-36/2006, f.297- 312, Arkivi i Kosovës- Prishtinë;

- Osmanlı Arşiv Belgelerinde Kosova, İstanbul, 2007- Vilajeti i Kosovës në Dokumentet Arkivore Osmane, Stamboll, “Vjetar” ,Nr. 37-38/2007, f.483- 488, Arkivi i Kosovës-Prishtinë;


- Shfrytëzimi i lëndës arkivore në arkiva të Republikës së Turqisë, “Vjetar” ,Nr. 39-40/2008, f.47- 52, Arkivi i Kosovës-Prishtinë;

- Zbatimi i Kritereve të Vlerësimit të Lëndës Arkivore, “Vjetar”, Nr. 41-42/2009, f.63-   68, Arkivi i  Kosovës-Prishtinë;

- Simpoziumi Ndërkombëtar “Kosova dhe Perandoria Osmane në Dokumentet Arkivore”, Prishtinë 14-16 prill 2009, “Vjetar”, Nr. 41-42/2009, f.691- 702, Arkivi i Kosovës-Prishtinë;

- Rekomandim për Rregullimin e Lëndës Arkivore ,“Vjetar”, Nr. 45-46/2011, f.75- 86, Arkivi i    

  Kosovës-Prishtinë;

- Standardet Ndërkombëtare të Menaxhimit Zyrtar, “Vjetar”, Nr. 47-48/2012, f.31- 52, Arkivi i  

  Kosovës-Prishtinë;

- Dokumentet Arkivore të Hulumtuara në Arkiva të Jashtëm, “Vjetar”, Nr. 49/2013, f.389- 414, Arkivi i Kosovës-Prishtinë;

- Masat Kundër Dëmtimit të Dokumenteve dhe Ruajtja e Tyre, “Vjetar”, Nr. 50/2014, f.157- 176, Arkivi i Kosovës-Prishtinë;