Aktivitete

THIRRJE PËR APLIKIM_Trajnim për Trajnerë (TpT): Trajnim për trajner për të drejtat e sinjalizuesve

Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) mbështetur nga  Projekti i përbashkët i Këshillit të Evropës/BE kundër Krimit Ekonomik (PECK III) në kontekst të zbatimit të aktivitetit “Zhvillim i Programit Trajnues dhe Trajnim për Trajner në lidhje me Mbrojtjen e Sinjalizuesve”  dhe në harmoni me Udhëzimin Administrativ (QRK) - Nr. 13/2018 për Kushtet, Angazhimin, Kategorizimin dhe mënyrën e pagesës së trajnerëve në Institutin e Kosovës për Administratë Publike shpall:

 

THIRRJE PËR APLIKIM

Ftohen të interesuarit të cilët kanë njohuri substanciale në legjislacion, procedura administrative, parandalim të korrupsionit dhe/apo politika kundër korrupsionit dhe shkathtësi për ligjërim, të aplikojnë për ligjërues/trajnerë të ardhshëm për zbatim të këtij programi: 

 

Trajnim për Trajnerë (TpT): Trajnim për trajner për të drejtat e sinjalizuesve

 

Programi do të përfshijë pjesën teorike dhe praktike lidhur me kornizën ndërkombëtare dhe vendore duke përfshirë praktikat më të mira dhe mekanizmat për mbrojtjen e sinjalizuesve. 

Qëllimi i këtij programi është që te rritë kapacitetet e zyrtareve dhe të krijoj nga ta një grup trajnerësh të cilët do të mund të bartin njohurit te zyrtarët e institucioneve publike në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të sinjalizuesve.

Në fund të procesit, pritet që trajnerët të jenë në gjendje të ofrojnë trajnime për temën e sinjalizimit duke përdorur programin dhe materialet e hartuara vetë ose të siguruara nga projekti.

Kohëzgjatja dhe koha e mbajtjes së programit të trajnimit


Programi i trajnimit për trajner do të zgjasë tri ditë. Pjesa e parë e trajnimit, konkretisht trajnimi për trajner, tentativisht do të mbahet me datat 26 deri 28 qershor 2021. Ndërsa pjesa e dytë e trajnimit e cila edhe do të shërbejë për certifikimin e trajnerëve do të zgjas 2 ditë dhe tentativisht do të mbahet me 15 dhe 16 shtator 2021. 

Vlerësimi i kandidatëve:

Në harmoni me Udhëzimin administrativ të lartcekur, të gjithë kandidatët për trajnerë do të vlerësohen pas përfundimit te trajnimit.

Aplikacionet vlerësohen në bazë të kritereve si në vijim:


Arsimimi dhe kualifikimi profesional;

Përvoja e punës ne fushën adekuate; 

Përvoja në ofrimin e trajnimeve;

Elementet tjera të meritës duke përfshirë hulumtimet  dhe përvoja në fushën përkatëse. 


Angazhimi i trajnerëve pas trajnimit:                      


Aplikantët që do të rezultojnë të suksesshëm dhe në bashkëpunim me IKAP-in do të angazhohen si trajner sipas nevojave lidhur me programin specifik të trajnimit me mbrojtjen e sinjalizuesve.


Afati kohor për dorëzimin e aplikacioneve: 1/03/2021 deri me 15/03/2021 në ora 24:00. Numri i kandidatëve që do të përzgjidhen për të vijuar trajnimin është i limituar.


Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë vetëm CV (formati Europass) dhe një letër motivimi (deri në 250 fjalë, në formën bashkëlidhur) në mënyrë elektronike në gjuhën shqipe, në e-mail adresën: Teuta.Kuqi.Maloku@rks-gov.net  , duke specifikuar emërtimin e programit për të cilin aplikojnë. 


Të gjitha kualifikimet dhe dëshmitë e përmendura në Aplikacionin tuaj mund të kërkohen për verifikim.

 

Shiko thirrjen