Aktivitete

Raporti për Vleresimin e Nevojave për trajnim të nëpunësve civilë në Kosovë

Vlerësimi i nevojave për trajnim (VNT) është një proces që mundëson identifikimin dhe vlerësimin e nevojave për trajnim dhe përcaktimin e trajnimeve të përshtatshme, të cilat do t'i mundësojnë nëpunësve civilë (NC) të kontribuojnë më mirë në arritjen e qëllimeve të institucionit në të cilën ata punojnë. Procesi i VNT i paraprinë përgatitjes së planit dhe programeve të trajnimit. Prandaj është thelbësore që gjatë procesit të VNT të mblidhen dhe analizohen informacione cilësore dhe të duhura, në mënyrë që programet e trajnimit të dedikuara për NC të i plotësojnë nevojat dhe kërkesat e tyre si dhe të kenë ndikim në zhvillimin e qëndrueshëm profesional të NC. 

Qëllimi i këtij VNT ishte të identifikohen nevojat për zhvillim të kapaciteteve lidhur zbatimin kornizës strategjike dhe legjislative si dhe të vlerësohet nevojat për zhvillim të kompetencave (njohurive, aftësive, shkathtësive dhe qëndrimeve) të NC për kryerjen sa më të mire të detyrave dhe përgjegjësive të NC. Në mënyrë specifike ky VNT ka ndihmuar për të kuptuar nëse ekziston nevoja për zhvillim të kapaciteteve të NC dhe nëse ekziston, çfarë trajnimi kërkohet për të adresuar atë nevojë.

Kryerjes së këtij VNT i parapriu përgatitja e një metodologjie për VNT në bashkëpunim të ngusht me zyrtarët e IKAP të cilët kanë qenë vazhdimisht të involvuar në procesin e zhvillimit të metodologjisë. Metodologjia propozoj një qasje standarde për bërjen e VNT-së, e cila përdoret në shumë vende dhe shumë institucione, megjithatë, përshtatet në kontekstin lokal të administratës publike (AP) në Kosovë. Në këtë aspekt, metodologjia e cekur është një dokument pune e cila mund të përdoret për kryerjen e VNT në të ardhmen.

Ky raport ka për qëllim të paraqesë gjetjet nga procesi i VNT të cilat janë nxjerrë nga analizimi i të dhënave ekzistuese (dokumentet strategjike, raportet dhe ligjet) dhe nga analizimi i të dhënave të mbledhur përmes intervistave, fokus grupeve dhe anketës me NC.

Raporti i VNT përbëhet nga tre kapituj:

Kapitulli i pare përshkruan kornizën metodologjike të përdorur për procesin e vlerësimit dhe përshkruan të gjitha fazat dhe aktivitetet e ndërmarra në kuadër të procesit të VNT siç janë përgatitja e VNT, mbledhja dhe analizimi i të dhënave. 

Kapitulli dytë përmban gjetjet e VNT, të paraqitura sipas metodave të përdorura për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave. Ky kapitull ekzaminon nivelet ekzistues, rëndësinë kompetencave të përgjithshme dhe veçanta si dhe nevojat e NC për zhvillimin e këtyre kompetencave. Rezultate janë të paraqitura në formë grafike dhe të interpretuar në mënyrë narrative për secilën fushë të kompetencave. Në fund të këtij kapitulli paraqiten rezultatet e triangulimit të rezultateve dhe prioritizimit i nevojave për trajnim.

Kapitulli i tretë përmban konkluzionet dhe rekomandimet. Ky kapitull konkludon nevojat më prioritare për trajnimit dhe perceptimin e NC në lidhje me trajnimet e IKAP dhe trajnimet në përgjithësi. Raporti përfundon me një listë të rekomandimeve lidhur me veprimet që duhet ndërmarr nga institucionet përgjegjëse në të ardhmen për zhvillimin e kapaciteteve të NC.

Informatat tjera të rëndësishme janë të vendosura si shtojca në fund të raportit.

Është me rendësi të theksohet se ky VNT është bërë në kuadër të projektit “Mbështetje për Kontratën e Reformës Sektoriale mbi Reformën e Administratës Publike (RAP)”, i financuar nga BE i cili në mes tjerash synon edhe zhvillimin e kapaciteteve të IKAP për kryerjen e VNT. 

Ne besojmë se ky raport do të shërbej IKAP gjatë hartimit të planit shumëvjeçar të trajnimit dhe zhvillimit të programeve të trajnimit për NC.

 

Shiko Raportin