Aktivitete

Njoftim_PLANI KALENDRIK I TRAJNIMIT TE NËPUNËSVE CIVIL _PRILL 2021

 

Ju lutem shikoni informatat në vijim lidhur me trajnimin e nëpunësve civil:

Ju njoftojmë se IKAP sot ka publikuar në webfaqen e saj Kalendarin i Trajnimeve për muajin prill 2021. Trajnimet do të organizohen në formën online, përmes platformës elektronike “Skype for Business” dhe formës tradicionale në sallat e IKAP. 


I. Pjesëmarrja në trajnimet online:

Për të marr pjesë në Trajnimet online, nëpunësit e institucioneve të juaja duhet plotësojnë aplikacionin e cili gjendet  bashkëlidhur dhe të njëjtin e dërgojnë te zyrtari i IKAP që e organizon trajnimin. 

Pasi të ketë përfunduar, zyrtarit aplikues, në emal do ti dërgohet njoftimi i konfirmimit  dhe i mënyrës se kyçjes në trajnim. 

Trajnimet online organizohen përmes platformës “Skype for Business” e cila është në përdorim në të gjitha institucionet e vendit si pjesë e pakove të shërbimeve që administrohen nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI) për nevoja të institucioneve të vendit. Një informacion më të gjerë si funksionon platforma “Skype for Business”  dhe si mund ta instaloni atë në Android, iOS dhe Desktop e gjeni te materiali bashkëlidhur.

Trajnimet online zgjasin 4 orë: Paradite:10:00-12:00 dhe pasdite:13:00-15:00.

Faza e aplikimit për trajnim online skadon: 1 orë para fillimit të trajnimit.


II. Trajnimet në sallat e IKAP:

Krahas trajnimeve online te cilat do të mbahen gjatë gjithë  këtij viti, IKAP do te mbahen edhe trajnimet  e formës tradicionale në salla. Në Kalendarin e Trajnimeve për muajin prill 2021 janë përcaktuar trajnimet që do  të mbahen në sallat e trajnimit në objektin e IKAP. Pjesëmarrja në trajnimet është e kufizuar në vetëm 30 pjesëmarrës për grup dhe janë përcaktuar pozitat të cilat ju dedikohen trajnimet.

Për të marr pjesë në trajnime informacioni do te shpërndahet përmes njësive të burimeve njerëzore, dhe rrjetit te drejtorive te cilave ju dedikohet trajnimi. 

Pasi të keni bërë aplikimin juve ju kthehet konfirmim përmes emalit.

Informacionet për trajnimet do të azhurnohen në ditët në vijim për trajnimet  tjera që do të organizohen për muajt janar, shkurt dhe mars 2021.  Luteni që këtë informacion ta dërgoni te nëpunësit e institucionit tuaj. Po ashtu luteni të mbani në monitorim Web faqen e IKAP dhe llogarinë zyrtare në Facebook, për informatat plotësuese që do  të  vendosen për trajnimet tjera.

 

Plani Vjetor i Trajnimit i Nëpunësve Civil për vitin 2021(IKAP)

Shkarko_Plani Kalendarik_PRILL_2021

Aplikacion_Regjistrimi_për_pjesëmarrje_në_trajnim 

Instalimi i Skype for Business në Android

Instalimi i Skype for Business për iOS

Përdorimi i Skype for Business për Desktop 

Udhezues për te marr pjese në trajnim pa instaluar aplikacionin skype for business


Krahas informatave dhe pyetjeve që mundeni ti  bëni menaxherëve të trajnimit, ju në çdo kohë dhe për çdo pyetje që keni për IKAP-in mundeni te kontaktoni.