Njoftim për organizmin e trajnimeve për nëpunësit civil!
Njoftim për organizmin e trajnimeve për nëpunësit civil!
06/04/2021
Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për masat e veçanta për mbrojtje nga pandemia – COVID 19, Instituti i Kosovës për Administratë Publike, Ministria e Punëve të Brendshme njofton nëpunësit civil se vazhdimi i të gjitha kurseve të trajnimit për periudhën 07 -18 prill 2021 do të bëhet në mënyrë online përmes platformave elektronike.
Informatat për trajnimet do të shpërndahen përmes WEB-faqes se IKAP, njësive të personelit.
Kërkesën për pjesëmarrjen në trajnim e drejtoni te menaxherët e fushave përmes e-malit, kontaktet të cilave janë në planin kalendarik të publikuar për muajin prill. Ne do t’ju mbajmë të informuar për kurset dhe platformat që do të aplikohen dhe informacionet e tjera të nevojshme për programin e trajnimit.