Aktivitete

Ceremonia e certifikimit për zyrtarët e Prokurimit Publik_niveli Avancuar

Ceremonia e certifikimit për zyrtarët e Prokurimit Publik_niveli Avancuar

Instituti i Kosovës për Administrate Publike si dhe Komisioni Rregullator për Prokurim Publik kanë bërë certifikimin dhe shpërndarjen e certifikatave për zyrtarët të cilët kanë kaluar testin në Prokurim Publik_niveli avancuar.

Në këtë ngjarje mori pjesë dhe drejtroesha e pergjithshme e IKAP znj.Refike Sülçevsi, z. Osman Vishaj Kryetar i KRPP-së.

Sot jam këtu për t’ju uruar për suksesin e arritur në rastin e përfundimit me sukses të Programit te trajnimit për prokurim public të avancuar, program të cilin ju e keni vijuar gjatë vitit 2020. Rezultatin e juaj  të arritur e bën më të çmuar fakti se programi i trajnimit ishte një program i gjatë dhe të gjithë juve u është dashur që të leni punët në zyre dhe të vijoni këtë trajnim, por megjithatë mundeni të jeni të kënaqur sepse trajnimi është një investim në zhvillimin profesional, ishte një investim cili do ju mundësoi të jeni me produktiv dhe me efikas në kryerjen e punëve, theksoi drejtroesha e pergjithshme e IKAP znj.Refike Sülçevsi.

Për rëndësinë e këtij trajnimi foli edhe  z.Osman Vishaj, kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, i cili  vlerësoi lartë punën e bërë me këtë trajnim, e cila shpie drejt transparencës, llogaridhënies dhe kthimit të besimit të qytetarëve drejt institucioneve të Kosovës, me theks të veçantë të institucioneve të prokurimit publik.